Janë arrestuar në Gjrokastër gjatë një tentative për vjedhje tre persona. Ata u ndaluan nga policia në tentativë të vidhnin shtëpinë e gjyqtarit Tomorr Skreli
Sipas njoftimeve nga gjirokastra, në pranga kanë rënë Laurenc Driza, Ilirian Skënderi, Arbër Korbeci. Personave të arrestuar u janë gjetur leva dhe kaçavidha, si dhe sende të tjera me të cilat do të kryenin vjedhjen. Ende nuk ka një njoftim nga ana e policisë për ngjarjen në fjalë.