8 miliardë lekë për koncensionin e laboratorëve, që ministrja Manastirliu po i fsheh

Saturday, 02 February 2019 16:08

Ndonëse u protestua dhe u kundërshtua fort që prej 4 vitesh për dhënien me koncesion e 18 laboratorëve të spitaleve publike në vend, nuk jepet asnjë informacion se çfarë ndodhi me të.

Bëhet fjalë për 800 milionë lekë të reja kosto financiare e përllogaritur për këtë koncesion që do të jepet për një periudhe kohore prej 10 vjetësh.

Kjo do te rriste edhe gamen e analizave që bëhen në shërbimin laboratorik publik nga 96 që bëhen aktualisht në 160 lloje analizash. “Top channel” raporton se është shpallur fituesi dhe është lidhur kontrata për këtë koncesion ndërkohë që ka pyetur edhe Ministrinë e Shendetësisë, e cila ka si përgjigje zyrtare “No Coment”.

Historia e dhënies me koncesion të shërbimit laboratorik nisi që në vitin 2015 kur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe IFC nisën një studim fizibiliteti se si mund të jepej me PPP edhe ky shërbim.

Mjekë dhe laburantë që punojnë në spitalet publike e kundërshtuan pasi e konsideronin si një akt të rrezikshëm me pasoja afatgjata ne sistemin laboratorik publik.

Po kështu ata argumentonin se dhënia me koncesion do të kishte impakt negativ në cilësinë transparencën dhe besueshmerinë e pacientit ndaj shërbimit dhe koncesioni do të nxiste mjekët për të kërkuar edhe analiza të panevojshme me qëllim rritjen e fitimeve.

Por edhe pas protestave dhe debateve dhënia me koncesion u miratua dhe u lidh kontrata me fituesin që në vitin 2017. Qe prej dy vitesh ky koncesion nuk dihet pse mbahet peng kur në fakt janë kryer të gjitha procedurat nga Ministria e Shëndetësisë si dhe është lidhur kontrata me fituesin.

Po kështu nuk dihet perse Ministria e Shëndetësisë mban të fshehtë dhe s’jep asnjë info në lidhje me këtë Partneritet Publik Privat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...