A është Shqipëria në prag epidemie gripale, flet mjekja

Saturday, 02 February 2019 21:23

Mbi 16 mijë raste të dyshimta me grip janë paraqitur muajt e fundit në institucionet shëndetësore të vendit, për shkak të virozave të ndryshme që lidhen kryesisht me infeksionet respiratore ku më të prekurit duket se janë fëmijët.
Ndonëse nuk jemi në prag epidemie, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme.

Mjekja infeksioniste Tatiana Nela për Report Tv tregon se më të prekur nga virozat gripale janë fëmijët, ndërsa shton se nuk kanë munguar as rastet e rënda.

Në poliklinikën tonë kemi shtim të rasteve me grip.Kemi bërë 30-40 vizita në ditë. Fëmijët janë paraqitur me temperaturë, me kollë, me të vjella me heqje barku. Kemi pasur disa raste dhe më të rënda, kemi bërë dhe serume në ambulancë.

Mjekja

Mjekja Tatiana Nela thotë se ekziston rreziku që rastet e të prekurve me virozën e gripit të shtohen dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që fillimisht t’u drejtohen qendrave shëndetësore më të afërta.

“Ka rrezik të shtohet numri i të prekurve nga gripi duke qenë se rastet shtohen dita ditës. U bëj thirrje prindërve të sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore fillimisht për të shmangur fluksin në QSUT”, shprehet mjekja .

Ndonëse në vendin tonë fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, në vendet fqinje pasojat kanë qenë më të renda. Në të gjithë rajonin mësohet se kanë humbur jetën 72 persona për shkak të gripit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...