Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena, Baton Haxhia nga njerëzit më të urryer

Hënë, 04 February 2019 12:13

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar nga Tirana emërimin e Gent Cakaj si Ministër të Punëve të Jashtme.

Duke folur nga Shkencat Sociale, Kurti u mor më shumë me njeriun  që qëndron pas Cakaj, teksa nënvizoi se në Kosovë dhe Shqipëri ka pafund njerëz më të përgatitur dhe më patriot që meritojnë të jenë në krye të diplomacisë shqiptare.

Albin Kurti: Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror serb i cili i ka formuar edhe tigrat e Arkanit dhe shkorpjonët dhe beretat e kuqe, tri formacione famëkeqë që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim nuk ka shpjegim ndryshe përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë prapa. Gent Cakaj shpërtheu si rrena. Besoj që edhe në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri ka panumër njerëzish më cilësor, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriot që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Kur u pyet mbi darkën e mbrëmshme mes liderve të Kosovës dhe kryeministrit Rama dhe takimit të sotëm Thaçi-Haradinaj, Kurti tha se nuk është në dijeni pasi ndodhet në Tiranë prej mbrëmë por shtoi se ka ardhur koha për një "pranverë shqiptare".

Kurti: Kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime. Takimet konjekturale nuk do të mundin të na rritin shumë shpresat për të mirat e përgjithshme. Mendoj se edhe në Kosovë dhe në Shqipërui duhet të fillojmë tqë mendojmë dhe të përgatitemi për një "pranverë shqiptare". Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët  dhe ushtritë i kemi pothuajse  inekzistente, ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor dhe hapësinor edhe si Ballkan edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të shfaqet dhe të demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe interesit të tij shtetëror për integrim europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...