Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

E mërkurë, 06 February 2019 08:33

Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësië janë arrestuar nga Policia. 12 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit janë: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme  Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Prokuroria ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal."

Mëngjesin e sotëm u mësua se është shkarkuar edhe Drejtori i  ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë. shkarkimi është bërë dje nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit, por hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestime janë përqëndruar edhe në disa tendera të zhvilluara për burgjet.

 

Tenderat e hetuar janë: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; përmirësimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës dhe përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 09:14

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...