Faturimet aforfe, ERRU: Ujësjellësit abuzuan me normativën e miratuar

E mërkurë, 06 February 2019 10:57

Ujësjellësit kanë abuzuar me faturimet aforfe në rastet kur familjarëve u ka munguar matësi duke zbatuar normativa të tjera dhe jo ato që janë caktuar nga Enti Rregullator i Ujit. Në raportin e vitit 2018 ERRU nënvizon se një pjesë e ujësjellësve kanë vendosur norativa të tjera të miratuar me urdhra të brendshëm.

“ Ankesat e paraqitura në ERRU me objekt “faturimi aforfe” zënë numrin më të madh të ankesave edhe gjatë vitit 2018. Shqetësues mbetet fakti që shoqëritë UK nuk kanë respektuar normativat e miratuara në rastet e faturimit aforfe 4.5 m3 /muaj/frymë për konsumatorët familjare, por kanë vijuar faturimin me normativa të miratuara me urdhër të brendshëm të organeve drejtuese të shoqërive UK në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi” verën ERRU. Pavarësisht kësaj numri i ankimimeve që konsumatorët kanë bërë pranë ERRU për abuzimin në lidhje me faturimet aforfe mbetet ende i ulët çka tregon për një ndërgjegjsim të ulët për të kërkuar të drejtën pranë autoriteteve.

Një tjetër problematikë e ngritur edhe më herët nga qytetarët gjatë vitit 2018 dhe refletkuar edhe në raportin e ERRU është ajo për zvendësimin e shpeshtë të matësit. Jo të pakta kanë qenë rastet kur qytetarët janë gjendur para faktit të kryer dhe kur ujësjellësit kanë vendosur matës të rinj pa i njoftuar paraprakisht. Kjo ka rezultuar edhe në fatura më të fryra pasi matësit duhet të paguhen nga qytetarët në faturat pasardhëse që vijnë fill pas procesit.

“Zëvendësimi i shpeshtë i ujëmatësit është gjithashtu një objekt ankimimi. Nga këto ankesa, është konstatuar se shoqëritë UK nuk kanë respektuar procedurat e njoftimit të konsumatorit në rastet e zëvendësimit të ujëmatësit por njoftimi është kryer vetëm nëpërmjet faturës mujore” shprehet ERRU në raport.

Në raste të tjera ankimimet pranë Entit kanë qenë për mosnjohjen e detyrimeve apo probleme me kontratat. Në vitin 2018 treguesit e uljes së humbjeve ishin minimalë dhe uji që humbet në rrjet ra në 63.3 për qind. Sakaq ka një rënie të kohës së furnizimit me ujë dhe një përmirëism të lehtë të mbulimit me infrastrukturë.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...