Meta: Bashkëveprimi i SHBA me BE, kyç për suksesin e Maqedonisë

E mërkurë, 06 February 2019 17:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur sot në Forumin "Transatlantic Leadership Netëork" të organizuar në Kongresin Amerikan, theksoi ndër të tjera se bashkëveprimi i SHBA me BE, ishte kyç për suksesin e Maqedonisë, referuar arritjes së Marrëveshjes së Prespës që çoi edhe në nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO.

Konkretisht në fjalën e tij, Presidenti tha se: “Fundi i Luftës së Ftohtë, i ndjekur nga ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Ballkan, të udhëhequra nga SHBA, shërbyen si katalizator për dominimin mbizotërues të SHBA-ve dhe BE-së në rajon, duke shmangur çdo përpjekje tjetër për të paraqitur e pozicionuar ndonjë një alternativë tjetër rivale. Hartimi i proceseve europiane dhe euroatlantike për Evropën Juglindore ishte investimi më i madh strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, - u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjithashtu se “përparimi në mënyrë paralele i trajektores së anëtarësimit në NATO ka qenë çelësi, jo vetëm i forcimit të mëtejshëm të sigurisë në rajonin tonë, por edhe i tejkalimit e kapërcimit të hendeqeve të krijuara ndonjëherë nga vakumi europian.
Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë se si pranimi i Malit të Zi në NATO dhe Marrëveshja më e fundit e Prespës, e nënshkruar dhe e vulosur tashmë, midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kanë prodhuar në mënyrë sinergjike një optimizëm të ri në rajonin tone”, - u shpreh Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...