I lidhur me mafien siçiliane, ja si u lirua para dy vjetësh tepelenasi…

E mërkurë, 06 February 2019 22:06

Kasëm Piluri, 57 vjeç, me origjinë nga Nivica e Tepelenës i cili u arrestua dje në Vlorë për llogari të Interpolit.

Piluri është një emër i njohur për Policinë, pasi është arrestuar dhe në qershor të vitit 2017, por për mungesë provash është lënë i lirë. Në një kohë kur drejtësia shqiptare e ka pasur të pamundur të faktojë akuzat, këtë gjë e ka bërë një gjykatë në Itali, e cila e ka dënuar për trafik droge me 10 vite burg.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K.P., me banim në Tepelenë. K.P ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera procedurale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, bën me dije Policia.

DËNIMI

Piluri është një prej pjesëtarëve të një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Sicili të Italisë. Grupi i zbulua pas një sasie rekord kanabisi të kapur nga Guardia di Finanza, e nisur me skaf nga Lugina e Vilunit.

Lënda narkotike sigurohej nga zonat e Tepelenës dhe Vlorës dhe më pas dërgohej në veri të vendit për llogari të një grupi në Shkodër, që drejtohej nga Bardhok Planaj, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç këtij rasti, në prill 2014 Policia italiane sekuestroi një sasi rekord prej 3.5 tonësh kanabis në dy peshkarexha, që kishin si destinacion Katanian.

Mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetas italianë, por trafikimi ishte organizuar nga Kasëm Piluri në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë, për llogari të një grupi mafioz në Sicili. Hetimet e drejtësisë italiane zbuluan disa furnizues të një klani të lidhur me një nga grupet më të njohura mafioze në Itali, “Cosa Nostra”.

ARRESTIMI

Kasëm Piluri është arrestuar edhe në qershor 2017 bashkë me tre persona të tjerë nga Tirana, Vlora dhe Tepelena. Arrestimi i tij erdhi me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nga hetimet rezultoi se ishte person i përfshirë në sasinë prej 600 kg kanabis, që u tentua të trafikohej nga Lugina e Vilunit në Itali.

57- vjeçari kishte grumbulluar lëndën narkotike që do të trafikohej më pas për në Sicili me skaf. Të arrestuarit e tjerë ishin Andi Mita, banues në Vlorë; si dhe Andrea (Renato) Çaushi, banues në Tepelenë.

Hetimet në Shqipëri nisën në bashkëpunim me autoritet italiane, por në fund Piluri u lirua në mungesë të provave. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi vetëm 7 persona si të përfshirë në tentativën për trafikimin e 600 kg kanabis nga Lezha në drejtim të Italisë.

Lidhja me grupin e njohur mafioz “Cosa Nosta”

Kasëm Piluri bashkë me tre persona të tjerë (Altin Rramolli, Andi Mita, dhe Andrea (Renato) Çaushi), u arrestua në qershor të vitit 2017, si të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, për llogari të një klani të grupit mafioz italian “Cosa Nostra”. Lënda narkotike dërgohej në Katania dhe u dorëzohej vëllezërve Moraboito dhe familjes Nizza. Nga hetimet rezultoi se të gjithë personat të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e drogës. Në krye të këtij grupi kriminal, si dhe personi që siguronte lëndën narkotike, ka qenë Andrea Çaushi. Sasinë e drogës ai e siguronte kryesisht në zonën e Tepelenës. /PANORAMA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...