Kërcënojnë studentë e pedagogë, forca të shumta policie te Filologjiku

E Enjte, 07 February 2019 11:13

Forca të shumta të policisë kanë hyrë sot në fakultetin e Histori-Filologjisë.

Studentët shprehen se u kanë kërkuar policëve llogari se pse janë futur brenda, ndërkohë që këto të fundit nuk janë prononcuar.

Studentët kanë deklaruar se kjo është një formë kërcënimi për studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.

 

Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit  të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:

Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.

Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.

Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 11:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...