VIDEO/ Dash Shehi: Diktaturat s'vijnë me dhunë, shiheni Ramën si na sundon me 30 gocat me kufje!

E Enjte, 07 February 2019 15:25

Deputeti Dashamir Shehi ka mbajtur një fjalim mbrëlënës sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka shpjeguar fare qartë se sa thjesht ka lindur diktatura në Shqipëri, madje përmes votës dhe duke u shitur si avancim i demokracisë nga kryeministri Edi Rama. Në këtë pikë, Shehi shpjegoi si i vijnë në ndihmë, sunduesit Edi Rama sot, ato "30 gocat me kufje", që kontrollojnë madje edhe "gocat" ministre të qeverisë.

Duke treguar karrigen e Edi Ramës, Shehi nga foltorja e Kuvendit tha: “Diktaturat nuk lindin vetëm mbas revolucioneve! As mbas dhunës! DikTaturat lindin në kohë paqeje. Edhe me votë. Lindin kur dhuna është vetë brenda shtetit. Nuk bëri as Italia e Musolinit, që u bë diktaturë, as Hitleri ..Nuk dolën pas lufte. Mbas votimeve dolën. Të mëdhaja, të rëndësishme, me flamuj...

Ai Maduro që është sot nuk ka ardhur me luftë. Me paqe ka ardhur. Me votim. Me votime të trazuara si këto tonat, me psikologji shoqërore të rënduar dhe atëherë, kjo që duket si demokraci, dalëngadalë përfundon në një sistem....S’po i them ato emrat e shëmtuar, diktaturë, dreq e shejtan, por unë do t’i kisha vënë një emër shumë më shqip: Në sundim!
Ky zotëria këtu (tregon nga karrigia bosh e Ramës) ka mbërritur të na sundojë. Nuk ka nevojë për instrumenta.

Biles e patë se me çfarë qetësie i ndërroi ministrat?! Pse?! Sepse është e parëndësishme! Para diktatorëve jemi të gjithë zero. Kaq e madhe është distanca!

E keni parë që ka ndërtuar me mendjen e vet ca institucione?! Për shembull, Sistemi i Kontrollit të Qeverisë!!! ...Ajo që dalin flasin, çojnë mesazhe, populli, "vetëqeverisja"!

Ç’është kjo?! Nga doli kjo?!

Në cilin rresht të Kushtetutës sonë është shkruar?!

Në cilin vendim qeverie?!

Në cilin nen të parlamentit, ti merr përsipër atje, na vë nja 30 goca me kufje te veshi si Call Center dhe po na qeveris?! Dhe ato gocat, që janë po si gocat e tij, kanë të drejtë t’i kontrollojnë e t’i gjejnë gabim këto gocat e tjera (bën me dorë nga ministret), se si duket janë më të mençura. Ose... do të jenë më të reja. Kush e merr vesh këtë punë?! Po sidoqoftë, ky është sistemi. Dhe kjo na shitet jo për qeverisje, por kjo na shitet për një "avancim të demokracisë"!!! Këtë s’e ka mbërritur as Zvicra, që voton në pjacë me dorë të ngritur, as Danimarka: e kemi mbërritur ne këtu! Se s’kemi nevojë më për qeverisje!!!

Qeverisja i pengon diktatorët. Qeverisjen e kanë në mendjen e tyre, skemën! Qeverisja i pengon diktatorët. Qeverisjen e kanë në mendjen e tyre, skemën!

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 15:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...