Përdhunimi i 14-vjeçares, Vishaj: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit

E Enjte, 07 February 2019 22:18

Vepra penale e kryer ndaj vajzës së mitur në Kavajë, dënohet me 25 vjet burg të paktën sipas nenit të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit në aktakuzën ndaj adoleshentëve. Por avokati Saimir Vishaj thotë se për shkak të moshës së mitur ata përfitojnë përgjysmimin e dënimit. Një tjetër ulje të dyshuarit mund ta përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që parashikon reduktimin e 1/3 të dënimit.

Vepra penale që kanë kryer tetë djemtë që abuzuan me vajzën e mitur në Kavajë është një nga veprat më të rënda të kodit penal shqiptar.

Sipas gjykatës, tetë adoleshentët akuzohen për veprën e parashikuar nga paragrafi I dytë I nenit 100 të kodit penal.

Në këtë nen të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit për rastin e abuzimit me 14-vjeçaren, thuhet teksualisht se “Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet”.

Por avokati Saimir Vishaj sqaroi për Ora News se personat e dyshuar për këtë rast përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit për shkak të moshës së mitur.

Saimir Vishaj: I mituri gjithmonë ka gjysmën e dënimit që parashikon për një të rritur. Kjo dhe me garanci që i jep kodi, pavarësisht veprës penale, e cila është e rrezikshme apo jo, por kjo do të provohet gjatë hetimit apo gjykimit për aq kohë sa nuk kemi një vendim të formës së prerë, ata do të prezumohen të pafajshëm.

Avokati thekson se sipas ligjit të ri për të miturit që kryejnë krime, ata nuk janë më as të pandehur, por konsiderohen vetëm si persona në konflikt me ligjin.

Saimir Vishaj: Nuk konsiderohen më të pandehur. Nuk janë persona në hetim, por janë persona në konflikt me ligjin.

Nëse tetë të dyshuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar ata përfitojnë edhe uljen e 1/3 nga dënimi prej 12.5 vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...