Arrestohet nga policia nje person qe ishte i shpallur ne kerkim. Policia e Vlores ben me dije se ka ndaluar shtetasit në kërkim T.V., 30 vjeç, banues në Piqeras, Himarë.
“Strukturat e Policisë Himarë kanë bërë ndalimin e këtij shtetasi për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese dhe municioneve”- njofton policia.
policia
Per kete shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.