Skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.
Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.
Nesër (9 shkurt) në ora 14:00 zhvillohet ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të të ndjerit KIÇO BLUSHI në varrezat e Sharrës. Nisja nga banesa pranë ish-Hotel Arbana (aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit).
Pritja mbas varrimit tek restorant Piazza, mbas Muzeut Kombëtar!
Familja pret vizita tek restorant Piazza në 11:00-13:00 dhe 17:00-20:00 nga data 10 shkurt deri në 17 shkurt!