Sandër Lleshaj, gjenerali që po bëhet Rilindas

Saturday, 09 February 2019 13:09

Shkruan Enton Palushi

Dy ditë më parë, në seancën e të enjtes, duket se ishte debutimi i ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ajo e enjte është prova e zjarrit për politikanët e rinj, sidomos për ministrat. Përballimi i opozitës është testi që dikush e kalon, dikush jo. Trajektorja e shumë burrave e grave të mazhorancës së sotme, apo opozitës së djeshme, ka kaluar në varësi të të enjteve të nxehta parlamentare.

Basha është aktualisht në ditë të mira, por aty ka qenë dhe vazhdon të jetë i rëndi Berisha dhe përballja me të, nuk është aspak e lehtë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në seancën e fundit pati kacafytje me të dy, dhe me Bashën dhe me Berishën.

 

Ai u kujtoi udhëheqësve të opozitës, 21 janarin. U tha i keni duart me gjak. Kjo një përpjekje perfide për të bërë një hap të rëndësishëm drejt zemrës së socialistëve, kur dihet se sa peshon ajo datë në botën e tyre. Gjenerali në këtë drejtim është në një normalitet politik.

Ai me siguri sapo e ka nisur karrierën, dhe zgjedhja e tij është Partia Socialiste. E nuk është pak ajo çka i ka ofruar Edi Rama, postin më të rëndësishëm në qeveri.

Deri këtu çdo gjë duket normale. Po diçka ka ndodhur këto ditë, që e bën Lleshajn të devijojë vrik nga socialist, në rilindas. Prania e policisë në fakultete, tregon një zell e devotshmëri të pacak të ministrit për t’i shërbyer Ramës në një pikë nevralgjike, siç është kriza e universitetit. Për t’iu gjendur atij në ditë të vështirë.

Sandër Lleshaj me siguri e di se ka shkelur ligjin. Dhe e ka bërë me vetëdije. Sepse, është absolutisht e ndaluar që trupat policore të vënë këmbën në ambientet, në auditorët e Shkollës së Lartë. Ka zgjedhur ta bëjë këtë piruetë mbi ligjin, si rilindas besnik për të ndihmuar shefin e tij, jo si socialist.

Zor se këtë urdhër do ta kishte dhënë për shembull Fatmir Xhafaj, apo Stefan Cipa, aq më pak Pandeli Majko.

Kanë bërë xhiron e botës ca pamje të Mark Markut që u vihet nga pas policëve, që të kapur prej telefonit të pedagogut, bëjnë si kalimtarë ngalakeqë që u ra rruga andej nga Filologjiku.

Dërgimi i policëve në Fakultet është thyerja që ka bërë Sandër Lleshaj përkundër krejt asaj që dikush mund të priste. Dhe dikush priste tek ai, një njeri strikt, një gjeneral që në fund të fundit që nuk do t’i dërgonte trupat e tij përtej një vije të kuqe, veç nëse do të ishte fare e domosdoshme. Lleshajn nuk mund ta qortojë dikush për të paditur, as për të pakulturë.

Është i kënduar fort mirë, dhe e di se çfarë pamje e papranueshme është policia në fakultet, çfarë dukje e vrazhdë është, ç’kontrast përbën ajo togë barkalecësh në një vend të dijes, aq më tepër të ndërsyer në një përpjekje për të thyer një grevë studentësh e pedagogësh, në një rrekje për të frikësuar një trupë akademike. E di fort mirë këtë, por thjesht, ka shërbyer shefin e tij Rama, i ka kthyer atij besimin. Më kot përpiqet në Parlament të shfaqet si socialist përballë Berishës e Bashës. E ka djegur me vakt fazën, duke u shpallur drejtpërdrejt rilindas, me vetë fajin e tij, me më të madhin fajin e tij.

Botuar në Gazetën Mapo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...