Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, i kapur me lëndë narkotike.
Policia e Pieve Ligure, në Camogli, vuri në pranga një 33-vjeçar shqiptar mbrëmjen e kësaj të premteje.
I riu u ndalua nga policia për një kontroll, teksa lëvizte me makinë, ku ju gjetën 200 gramë hashash dhe 11 gramë kokainë.
Po ashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 12 mijë e 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shqiptari u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.