Përdhunimi i 13-vjeçares, nis protesta e heshtur në Tiranë

Diel, 10 February 2019 10:53

Qytetarët janë bashkuara para Ministrisë së Arsimit ndërsa po protestojnë pas rastit të rëndë të përdhunimit nga 14 djem i një 13-vjçareje në Kavajë.

Ata kanë zgjedhur që kjo protestë të jetë një “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm, ndërsa do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.

Protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

 Njëra prej protestueseve paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi.

“Gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të durojnë më përdhunimin e tyre. Protestat janë të shumëllojshme. Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve.

Ky është fillimi i kësaj që do bëjmë sot, pasi kjo do vijojë edhe në forma të tjera”, tha një prej protestueseve”, u shpreh ajo, shkruan fax web.

Ndërsa një tjetër tha: “Politika jonë është e paskrupullt, që për interesin dhe propagandën e tyre shqyejnë këdo. Këtë e tregoi mjaft mirë edhe rasti i fundit”.

Në vijim një prej protestueseve i bëri thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj për ndëshkimin e djemve të përfshirë në këtë akt tronditës.

“Kam një mesazh që ia drejtoj asaj që ka rastin në dorë. I bëj thirrje drejtësisë që të japë dënimin e merituar. Mbase sot pazari filloi për një “Playstation”, por nesër kur të rritet pazari mund të rritet për të blerë makina luksoze. Kam edhe një thirrje për prindërit e prindërve të atyre djemve, duhet të ishin pranë prindërve dhe vajzës së dhunuar”, u shpreh qytetarja.

auto_51527998_2189430164434308_1442971593977364480_n-15497932681549793307.jpg

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 11:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...