Këlliçi: FRPD anëtarësohet zyrtarisht në organizatën zyrtare të studentëve të PPE

Diel, 10 February 2019 16:02

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratikë Belind Këlliçi ka publikur në faqen e tij ne facebook lajmin se organizata ronore e PD që ai drejton u anëtarësua zyrtarisht në organizatën e studentëve demokratë europianë EDS - organizata zyrtare e studenteve te Partise Popullore Europiane.

“Anëtarsimi në këtë organizate është një mbështetje e jashtëzakonshme nga grupi me i madh politik i Europës për studentët, për rininë shqiptare, të sotmen dhe të ardhmen tonë”, shkruan kreu i të rinjëve të PD.

Ja postimi i plotë i Këlliçit:

Me kenaqesi dua te ndaj me ju lajmin e shkelqyer qe Forumi Rinor i Partise Demokratike u anetaresua zyrtarisht ne organizaten e studenteve demokrate europiane EDS - organizata zyrtare e studenteve te Partise Popullore Europiane.

Ne aktivitetin e titulluar ”Universiteti i Dimrit” i mbajtur ne Barcelone, u vleresua levizja studentore ne Shqiperi dhe u ofrua ndihma e kesaj organizate ndaj studenteve shqiptare ne realizimin e kerkesave te tyre te prezantuara nga drejtuesit e FRPD. Ne kete aktivitet kishin aplikuar disa organizata rinore per anetaresim, ku me vote unanime FRPD ishte e vetmja organizate qe u pranua si anetarja me e re e EDS.

Anetarsimi ne kete organizate eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme nga grupi me i madh politik i Europes per studentet, per rinine shqiptare, te sotmen dhe te ardhmen tone. Se bashku me EDS, FRPD do te hartoje nje program bashkepunimi mes studenteve shqiptare dhe atyre nga vendet Europiane per te fituar njohuri, eksperience por dhe rritur mundesite per suksese e karriere personale.

Sic ka thene dhe Dr. Hans-Gert Pottering, ish Kryetar i Parlamentit Europian, "Organizatat e rinise si Studentet Europiane Demokrate, kane nje rol vecanerisht te rendesishem per te luajtur, pasi te rinjte do te formesojne Europen e se nesermes". Por per ne sic deshmoi dhe protesta studentore, te rinjte kane nje rol te rendesishem per Shqiperine e sotme e qe eshte percaktuese edhe per te ardhmen e vendit neser.

EDS eshte organizata studentore me e madhe dhe e rendesishme ne Europe duke perfaqesuar 40 organizata rinore Europiane e miliona studente. EDS ka gjithashtu nje rrjet te gjere bashkepunimi me organizata studentore nga e gjithe bota.

Nje falenderim i vecante shkon per te gjitha organizatat rinore Europiane qe mbeshteten me voten e tyre kandidaturen tone, Kryetarin e FRLDK Fidan Rekaliu per suportin dhe lobimin pro nesh nga dita e pare, sekretarin per marredheniet me jashte te FRPD Besart Xhaferri per punen e palodhur dhe ne menyre te vecante Imanuel Caushin, studentin ekselent te drejtesise ne nje nga universitetet me te mira te Londres, i cili do te jete edhe perfaqesuesi i FRPD ne EDS.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...