Banorët e Laknasit protestë dhe peticion UK,Tiranë: Ja kërkesat, 6 ditë afat për furnizim me ujë

Hënë, 11 February 2019 11:20

Në orët e para të mëngjesit banorët e Laknasit janë hedhur në protestë kundër Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT). Për ironi të fatit, edhe pse stacioni i pompave ndodhet në territorin e Kamzës, 11 mijë banorët nuk marrin shërbimin nga kjo ndërmarrje . 

Është skandaloz fakti që 70% e qytetarëve të Laknasit nuk furnizohen fare me ujë, ndërsa për 30% të tyre, uji në çezmat iu shkon vetëm 20 minuta në ditë me orare të papërcaktuara.
Ky realitet i hidhur, i ka nxjerr sot banorët në rrugë duke reaguar ashpër ndaj sjelljes së UKT dhe në mënyrë ultimative kanë kërkuar reagimin urgjent duke lënë afat 6 ditor që t’u kthehet përgjigje kërkesave të tyre. Nëse brenda këtij afati kohor, banorët do të ndeshin indiferencën e UKT, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e stacionit të pompave. 
Për realizimin e kërkesa të tyre, banorët kanë bërë dhe një peticion drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë . Kërkesat e banorëve të Laknasit janë krejt legjitime, madje bazuar dhe në ndarjen e re territoriale, ato duhej të kishin gjetur zgjidhje më kohë. Përballë indiferencës së UKT,  banorët e Laknasit janë  të vendosur t’i dalin zot fatit të tyre të furnizimit më ujë dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen. Banorët nuk tolerojnë të jenë pa ujë të pijshëm kur me 4 pus-shpimet e Laknasit furnizohet një pjesë e Tiranës nga Lapraka në Kombinat.

Kërkesat e banorëve të Laknasit:

  1. Furnizim të plotë më ujë të gjithë familjeve me ujë të pijshëm
  2. Riparimin e rrjetit ekzistues për faktin pasi ujërat derdhen në sipërfaqe në rrugët e zonës
  3. Kalimin e stacionit të pompave në administrim të Ujësjellës Kanalizime Kamëz
Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 11:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...