Berati, “qyteti i veseve” – Në vend të parë për pirjen e alkoolit dhe të dytë për duhanin

Hënë, 11 February 2019 19:00

Anketa më e fundit e Instat dhe Institutit të Shëndetit Publik flet dhe për konsumin e alkoolit si dhe duhanit mes shqiptarëve, në të 12 qarqet, sipas grupmoshave, gjinisë, pasurisë dhe arsimit.

Për alkoolin, kampion është padiskutim qarku i Beratit, me 1/5 meshkuj që deklaron se pi të paktën 5 pije në javë, si dhe me vetëm 1/10 që deklaron se nuk ka pirë asgjë alkoolike në 12 muajt e fundit. Në të dyja rastet ky është një nivel rekord në krahasim me 11 qarqet e tjera të vendit.

Edhe për femrat, Berati zë vendin e parë në të dyja rastet, paçka se me vetëm 1.5% të femrave që pinë të paktën 5 pije në javë, dhe me 56% të tyre që nuk kanë pirë asgjë në 12 muajt e fundit.

Mes meshkujve që pinë shumë, pra më shumë se 5 pije në javë, pas Beratit renditet Gjirokastra, paçka se me diferencë të ndjeshme, me 9.7%, më pas Lezha me 8% Fieri, Elbasani dhe Vlora.

Ajo që bie tjetër në sy nga konsumi i alkoolit është fakti se, ulet ndjeshëm në bazë ta arsimit, si dhe në bazë të nivelit të pasurisë të gjithsekujt. Sa më i lartë arsimimi i një mashkulli, aq më pak alkool pi, dhe sa më e madhe pasuria, aq më i ulët është konsumi i alkoolit.

E ndërkohë që mban vendin e parë në Republikë për konsumin e alkoolit në thuajse çdo indikator, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, Berati është pranë rekordit edhe për konsumin e duhanit, paçka se vendin e parë i`a “rrëmben” qarku i Vlorës, sa i përket meshkujve. Për fermat, Berati zbret në vend të tretë, pas Tiranës dhe Vlorës.

Pra, si për alkoolin, ashtu edhe për duhanin, me përjashtim të një rasti të vetëm, Lezhën për alkoolin, jugu dhe veriu janë të ndarë si më thikë, me veriun që duket të jetë më “puritan” në drejtim të këtyre dy veseve më të përhapura dhe më problematike, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...