Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e mesme dhe jugu janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora.
Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve të intensifikohet në orët e para të së martës. Po ashtu edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.
"Në zonat verilindore do të ketë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në 50 cm ndërsa pjesa tjetër në formën e shiut. Rënia do të vijojë deri në fundjavë. Pritet që minimumi në Shqipëri do të shkojë deri në minus 10 gradë ndërsa maksimumi deri në 11 gradë celcius."-u shpreh sinoptikania per Klan.