Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në Jug-Juglindje të vendit.
Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke rikthyer kthjellimet në veri dhe qendër.
Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat mbetet me reshje të izoluara shiu e dëbore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.