Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kavajës.
Mësohet se në afërsi të Prokurorisë së këtij qyteti, një mjet ka përplasur për vdekje një person i cili ka qenë duke drejtuar biçikletën, ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota.