Dea Bylykbashi sjell Muzikën koreane te ArTurbina

E mërkurë, 13 February 2019 16:52

Dea Bylykbashi, sot nxënëse në klasën e 10 të shkollës World Academy of Tirana, bashkë me bashkëmoshatarë dhe nxënës më të vegjël të shkollës së saj solli për më shumë se një orë muzikën Pop Koreane, e cila është një nga rrymat më të pëlqyera mes të rinjve në botë.

 

Cilat janë pasionet e të rinjve sot? Duket sikur janë një botë më vete dhe e padepërtueshme, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë asgjë më pak sesa të rinjtë e shumë vendeve të botës me pasionet dhe shijet muzikore të momentit. Dea Bylykbashi, sot nxënëse në klasën e 10 të shkollës World Academy of Tirana, bashkë me bashkëmoshatarë dhe nxënës më të vegjël të shkollës së saj solli për më shumë se një orë muzikën Pop Koreane, e cila është një nga rrymat më të pëlqyera mes të rinjve në botë.

Eshtë një muzikë me strukturë të thjeshtë, me tre akorde, por harmonia dhe ritmi e bën atë të pëlqyeshme dhe të përqafueshme nga të rinj në Europë dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara.

Ja ç'thotë Dea për idenë dhe realizimin e spektaklit: "Unë i kam shumë pasion kulturat aziatike dhe gjithmnonë kam parë shfaqje, muzikë, koncerte e shumë gjëra të ndryshme. Prej kësaj mësova gjuhën dhe kështu u lidhën me njëra-tjetrën që të dilte një gjë e bukur".

Prindër, mësues e spektatorë ndoqën me kuriozitet kërcimet dhe prezantimet të ilustruara në anglisht nga nxënësit. Për Dean, ky nuk ishte vetëm një spektakël i thjeshtë, por edhe një provim që vendos nxënësit para sfidës së realizimit të ideve konkrete me të cilat do të përballen nesër në jetë.

Dea e realizoi këtë më së miri, duke treguar përballë publikut në Arturbina se në shkollat e Tiranës veç pasioneve për muzikën e bukur, punohet edhe për të realizuar e për ta prezantuar këtë pasion sa më bukur dhe mirë.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...