Sandër Lleshaj po aq fajtor sa Tahiri për kanabizimin, ishte këshilltar për sigurinë kombëtare

E mërkurë, 13 February 2019 18:56

Mbulimi i Shqipërisë me kanabis përgjatë viteve 2014-2017 nuk rëndon vetëm mbi Saimir Tahirin. Shqipëria u mbush me kanabis në kohën kur ministrinë e Brendshme e drejtonte ish-ministri Tahiri, por një detyrë po aq të rëndësishme kishte në atë periudhë edhe ministri aktual Sandër Lleshaj.
Lleshaj mbante postin e këshilltarit për sigurinë në periudhën më të errët të vendit. Lleshaj ishte këshilltar kur Edi Rama urdhëroi Tahirin të mbushte Shqipërinë me drogë, këshilltar për sigurinë kur krimi i organizuar dominoi dhe shtriu terrenin e tij në çdo cep të Shqipërisë. Ishte këshilltar për sigurinë kur radarët fikeshin me urdhër politik duke favorizuar trafikun e lëndëve narkotike dhe për këtë kemi përgjimet e Antimafias, ku Habilajt e ministri i tij e bënin të qartë që “në qendrën e monitorimit të radarëve kemi njerëzit tanë”.
Këshilltar për sigurinë ku droga mbushi çdo gjimnaz të Shqipërisë. Këshilltar për sigurinë kur raportet e CIA-s apo dhe të agjensive të tjera ligjzbatuese e rradhisnin Shqipërinë një vend kyç për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Këshilltar për sigurinë kur kufijtë shqiptar kontrolloheshin nga krimi i organizuar. Këshilltar për sigurinë kur shefi i tij, bosi i drogës, i bënte thirrje Policisë së Shtetit të hiqte kapelet dhe të bënte fushatë për Partinë Socialiste, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit.
Sandër Lleshaj krenohet sot se ka luftuar kanabisin, por përgjatë periudhës së kanabizimit nuk ka bërë asnjë raport.
Madje Rama këshillohej nga Lleshaj dhe deklaronte se Shqipqria nuk ishte e mbuluar nga kanabisi, ndërsa policia italiane dhe ajo greke raportonin tonelata hashash që kalonin kufijtë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...