Kantautori shqiptar Ermal Meta ka bërë një dedikim shumë të bukur për nënën e tij këtë Shën Valentin.
Me anë të një postimi në Instagram ku pozojnë së bashku duke qeshur, ai shkruajti: "Ti nuk e di çfarë është Shën Valentini, por e di mirë çfarë është dashuria!"
Me këtë tregoi se dashuria për nënën është e madhe dhe e pazëvendësueshme. Ai nuk është përfolur ende për ndonjë histori dashurie.
Kujtojmë se Ermal Meta mori vëmendje të madhe vitin e kaluar kur u shpall fitues i Festivalit të muzikës italiane, Sanremo 2018. Edhe këtë vit u rikthye në skenën e madhe për të dhënë një performancë të bukur.