Eshte liruar nga burgu edhe pse ishte i dënuar më burgim të përjetshëm.
Vrau Naim Zyberin në 1997, lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm Gerd Gjinerarit
Ndaj tij mësohte se është dhënë dënimi "Liri me kusht".
Por ende nuk dihen detajet e lirimit të Gerd Gjinerarit.
Ndërkohë që Report Tv pretendon se disponon dosjen e lirimit, në të cilën thuhet se është përdorur e njëjta procedurë si me vendimin për Dajtin.
Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.
Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.
Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.