Denoncimi i Xhemal Gjunkshit/Urdhër që nesër të ndalohen mikrobusët të lëvizin nga Peshkopia prej orës 04:00

Premte, 15 February 2019 14:47

Rilindja është në panik. Përveç shpikjes së një antimitingu nga Rama në Vlorë si Ramiz Alia në 90, janë vënë në lëvizje të pengojnë qytetarët nga rrethet të marrin pjesë në protestë.

Kjo ka ndodhur sa herë PD ka pasur protesta që ka pasur tentativa, por kësaj herë të tmerruar me urdhër po kërkojnë ndalimin e transportit publik.
Denoncimi i parë vjen nga Dibra. Është deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi që përmes një statusi në FB denoncon faktin se firma “Ariu Ariu” e përfaqësuar nga Adil Cibaku, i cili përfaqëson linjën e mikrobusëve Peshkopi - Tirane, ka dhënë urdhër qe asnjë mikrobus, duke filluar nga ora 04 :00 ne mëngjes te dates 16 Shkurt 2019 te mos lëvizë nga Peshkopia ne Tirane.
Ja çfarë shkruan Xhemal Gjunkshi në FVB
Te dashur dhe te nderuar qytetare dhe qytetarë te Dibrës.
Aktualisht firma Ariu Ariu e përfaqësuar nga Adil Cibaku, i cili përfaqëson linjën e mikrobusëve Peshkopi - Tirane, ka dhënë urdhër qe asnjë mikrobus, duke filluar nga ora 04 :00 ne mëngjes te datës 16 Shkurt 2019 te mos lëvizë nga Peshkopia ne Tirane.
Ky person, i cili është akuzuar publikisht, për aferat korruptive ne raport me drejtuesit e mjeteve(shofereve), te cilët kryejnë çdo dite këtë rruge, u merr dhe vazhdon tu marre privatisht nga 500 mije leke te vjetra ne muaj ryshfet shofereve te kësaj linje.
Deri ne këto momente pavarësisht denoncimeve publike nuk ka asnjë veprim si nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Prokuroria e Rrethit Dibër, qe te ndëshkoj këtë individ i cili i ka shërbyer dhe i shërben Qeverise se Krimit.
Nuk ka asnjë person, çfarëdo lloj pushteti qe te këtë, qofte ne nivel lokal apo qendror qe te mund te ndaloje, abuzoje dhe te pengoje lëvizjen e lire te qytetareve Dibrane brenda dhe jashtë vendit.
Krahas mjaft problemeve qe kane, siç është varfëria, papunësia, mungesa e theksuar e shërbimeve qe duhet te marrin nga pushteti i korruptuar vendor dhe ai qendror, ne këtë dite ndodhen dhe përballë mungesës se shërbimit te transportit.
Ne këto kushte kërkoj:
Se pari: Ndjekjen penale te këtij “Trimi” qe guxon, pengon, abuzon qëllimisht me atë qe ia kanë dhuruar dhe jo merituar.
Se dyti: I kërkoj urgjentisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku, heqjen e licencës firmës “Ariu-Ariu” te përfaqësuar nga Adil Cibaku.
Te dashur qytetare te Dibrës, ju jeni ne te drejtën tuaj qe te lëvizni lirshëm jo vetëm ne Shqipëri, por edhe në gjitha vendet e BE-së. Është Partia Demokratike e Shqipërisë ajo qe ka bere te mundur lëvizjen e lire te qytetareve te këtij vendi. Prandaj, besoni Partine Demokratike dhe le te bashkohemi te gjithë se bashku me 16 Shkurt 2019 ora 11:00 për te protestuar dhe fituar mbi këtë pushtet te lidhur me krimin. #16shkurt #protesto”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...