Kush është ‘Çipuri’ që iu bë atentat sot në Vlorë?

Diel, 17 February 2019 14:28

Armando Sulejmani, ka mbetur i plagosur sot gjatë atentatit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Por Sulejmani është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një tjetër atentati. Ai njihet ndryshe dhe me nofkën ‘Çipuri’.

Dyshohet se ka qenë anëtari bandës së Gaxhait.
Sulejmani ka qenë sot në makinë me kunatin e tij Aurest Rexho dhe shokut Arjan Hasani i njohur me nofkën ‘Lani’.

Këta të dy kanë mbetur të vdekur, ndërsa Sulejmani ka mbetur i plagosur rëndë.

Image

Por çfarë ndodhi në maj të 2016?

Atentati ndaj Sulejmanit ndodhi më 23 maj të vitit 2016 në lagjen ‘Pavarësia’ të Vlorës ku 42-vjeçari u plagos me një plumb në krah në hyrje të pallatit ku jetonte.

Policia tha atë kohë se autorët e atentatit ishin vrasës me pagesë, por jo profesionistë. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët. Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin (kishte pak kokë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërgjigjet ndaj atentatorëve me pistoletë. Mendohet se njëri nga atentatorët mund të jetë plagosur në këmbë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç, të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur.

Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur për larje hesapesh dhe se kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Armando Sulejmani në të shkuarën e tij. Fillimisht Sulejmani është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 16 vite burg. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, akuzë për të cilën u dënua fillimisht me 20 vite burg.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...