FED invest vazhdon mbështetjen ndaj fermerëve, falë edhe projektit Agjencia Japoneze JICA

Hënë, 18 February 2019 15:49

Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë të Kursim Kreditit FED invest. Kryesore e këtij takimi ishte  bashkëbisedimi i përfaqësuesve të institucionit  dhe me ekspertët e Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar JICA-s mbi ecurinë përgjatë vitit të parë të implementimit, të projektit për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS”. Gjithashtu, Ambasadori Ito mori pjesë, bashkërisht me z. Ilir Halilaj, Zv.Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Zj. Anxhela Bushati, Përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në një pritje që u organizua nga ekipi i projektit “FIAS”.

Projekti për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS” është një projekt i mbështetur nga Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar JICA, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili implementohet nga FED invest. Ky projekt synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të IT-së në FED invest dhe të ndihmojë mbi 50.000 familje të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare, të kenë akses financiar me qëllim që të vetëpunësohen ose të ngrenë biznesin e tyre. Gjatë vitit të parë të implementimit, ky projekt i mbështetur nga JICA u përqendrua në hedhjen e themeleve të aktiviteteve 4-vjeçare, duke kryer një studim mbi 1.000 familje që jetojnë në zonat rurale, për të kuptuar më mirë nevojat tyre për shërbimet financiare dhe jofinanciare. Nga ana tjetër, ky projekt ka mbështetur përditësimin e mjedisit IT në FED invest, si një domosdoshmëri për rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni, me synimin për të përmbushur nevojat e popullatës rurale shqiptare me një shumëllojshmëri mjetesh e shërbimesh financiare. Financimi japonez nëpërmjet JICA ka  vite që kontribuon në vendin tonë dhe bashkëpunimi me FED invest tregon se ky i fundit plotëson kriteret e besueshmërisë, seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit e dëshmuar kjo në zhvillimin e agrobiznesit ne zonat rurale.
FED invest, një model suksesi në mikrofinancë/Në sektorin e mikrofinancës me një eksperiencë të gjatë FED invest ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit te anëtari dhe nevojat e tij, duke i shërbyer në mënyrë të vazhdueshme, ku FED invest ofron transparencë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta për gjithë anëtarëve të cilët, përfituesit më të mëdhenj janë banorët e zonave rurale. Me 27 vitet e tij FED invest po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. FED invest është e pranishme me financime në mbi 1700 fshatra në të gjithë territorin e vendit. Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon anëtarësinë në aktivitetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregëti, shërbime etj., gjë e cila  ka bërë të qëndrueshëm dhe domosdoshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale.
FED invest inspirohet nga hollandezët dhe austriakët/FED invest është  inspiruar nga modelet e kooperativës financiare si Rabobank në Hollandë dhe Raiffeisen në Austri, të cilat kanë rrënjë të forta sociale në komunitetin lokal. FED invest përdor praktikat e bakingut modern duke ofruar produktet nga më konkurruese në treg. Përmirësimin e nivelit të jetesës dhe nxitjen e zhvillimit në zonën rurale.  Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni FED invest po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. Njëherësh përveç projektit me japonezët (JICA), FED invest po zbaton aktualisht edhe një projekt tjetër, projektin katër vjeçar të financuar nga Qeveria Holandeze, “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”.
Komisioni Evropian vlerëson FED invest/FED invest është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare. Komisioni Evropian, në mbledhjen e datës 13 dhjetor 2018 të Këshillit Drejtues për Kodin Evropian të Sjelljes së Mirë në Mikrofinancë, vlerësoi se FED invest plotëson të gjitha kushtet e Kodit për ofrimin me standarde të larta evropiane të huadhënies në mikrofinancë. Ky vlerësim, vjen si fryt i kontributit ndër vite i stafit dhe të zgjedhurve në FED invest, si dhe shërben si një motivim i rëndësishëm për të shërbyer me standarde më të larta për anëtarët e FEDinvest.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...