Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë. Për pasojë, orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.