Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën që do të zhvillohet në orën 10:00.
Ambasada e SHBA-së i bën thirrje protestuesve që të mos ushtrojnë dhunë, ndërsa i kërkon qeverisë dhe policisë që të tregohen të përmbajtur.
Reagimi i ambasadës së SHBA:
Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.