Shifra të frikshme nga aksidentet, janari muaj i përgjakshëm në Shqipëri

E Enjte, 21 February 2019 17:45

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në moshat e reja.

Sipas INSTAT në muajin Janar 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 13 që ishte një vit me parë.

Gjatë janarit ndodhën gjithsej 104 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhur në Janar 2018, duke ulur me 22,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 86,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup moshë janë rritur me 30,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, së bashku me, Bosnjën dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.

Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Europë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjeorgjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukraina me 13.7.

Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8 kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Europë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.

Rekordin më të keq në botë e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7, sipas grafikëve që janë publikuar nga Euronews dhe i përkasin vitit 2016.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...