Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Më të dendura paraqiten në Veri dhe zonat Lindore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu e dëbore.
Pasditja dhe mbrëmja zhvendos vranësirat në zonat Jugore-Juglindore ku priten reshje shiu e dëbore gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke variuar nga -3 gjatë mëngjesit DERI 16°C mesdita.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.