Propozime, aktivitete, përplasje.../ Ja ç'parashikon fati sot

Diel, 24 February 2019 08:30

DASHI
Në aspektin afektiv nuk do të pranoni asnjë shkelje të çfarëdo lloji
duke u përballur me një diskutim serioz e të ndershëm me partnerin
tuaj. Në ambientin e punës do të ndjeni një nevojë të madhe për
ndryshim.

DEMI
Në ambientin e punës do të keni rreth vetes persona pozitivë që do ju
ndihmojnë të ecni përpara me planet tuaja. Në aspektin afektiv duhet
të tregoheni të mirëkuptueshëm për të evituar ndonjë zënkë me
partnerin.

 

BINJAKET
Do të kaloni një fundjavë larg zhurmave duke u argëtuar së bashku me
miqtë tuaj. Do të ndiheni të qetë e të lumtur përkrah dikujt që prej
kohësh ju intereson. Në ambientin e punës gjithçka do të jetë në
rregull.

GAFORRJA
Këtë fundjavë do të përfshiheni në një iniciativë të bukur. Në
aspektin afektiv do ta keni të lehtë të bëni për vetë dikë që ju
pëlqen. Në kohën e lirë yjet ju këshillojnë të merreni me sport.

LUANI
Do të jeni në sintoni me të gjithë personat që ju rrethojnë .
Organizojeni kohën tuaj të lirë duke përfshirë edhe të afërmit në
iniciativat tuaja. Në aspektin afektiv bëni mirë të mos bëheni
nostalgjikë për një histori të mbyllur tashmë.

VIRGJERESHA
Këtë fundjavë do t’ju bëhen disa propozime interesante nga ana e
personave që i keni shumë pranë. Do të keni mundësi të kaloni momente
alegrie duke larguar kështu prej vetes monotoninë.

PESHORJA
Këtë fundjavë ndikimet negative tregojnë se problemet në ambientin e
punës do të jenë të shumta, duke e pasur të vështirë të lëvizni për
momentin. Në dashuri për shkak të gjendjes tuaj negative mund të
shkatërroni mirëkuptimin që keni me partnerin.

AKREPI

Këtë fundjavë do të keni një dëshirë të madhe për të dalë jashtë
rregullave e duke iu përkushtua ndonjë aventure. Në kohën e lirë do të
ndjeheni plot energji e do ti përkushtoheni ndonjë aktiviteti.
SHIGJETARI
Do të mund të merrni vendime afatgjata falë Diellit që keni në shenjë.
Në dashuri parashikohet një fundjavë e këndshme së bashku me
partnerin tuaj. Një këshillë; tregohuni të kujdesshëm në udhëtim.

BRICJAPI
Këtë fundjavë mund të largoheni nga impenjimet tuaja duke u marrë me
gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Në aspektin afektiv marrëdhënia juaj
me partnerin do të jetë mjaft harmonike sot.

UJORI
Këtë fundjavë yjet ju sugjerojnë të jeni të qetë e të durueshëm. Në
aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme me partnerin e
me personat e dashur që ju rrethojnë.

PESHQIT
Mund të keqkuptoheni me partnerin, por do të mund ti zgjidhni gjërat
në një kohë të shkurtër, mjafton vetëm të mos tregoheni shumë krenarë!
Në kohën e lirë mund të organizoheni me miqtë për të bërë një festë të
vogël.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...