Masakruan në plumba ish policin shqiptar, hetuesit zbulojnë gjurmë ADN-je të killerave

Diel, 24 February 2019 17:08

Grupi që po heton vrasjen e Arben Bilalit, mesditën e 30 Janarit në Tiranë, është shumë pranë zbulimit të ekzekutorëve.

Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë për Televizionin Klan se në makinën që u përdor nga autorët janë gjetur prova të rëndësishme, që do çojnë në identifikimin e tyre. Të njëjtat burime saktësojnë se në makinën Benz janë gjetur gjurmë ADN-je dhe gjurmë gishtash.

Ekspertët kanë mundur të përftojnë profile gjenetike, të cilat janë krahasuar me persona me precedentë penalë në Tiranë. Sqarohet se dy autorët që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bilalit dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët kanë marrë urdhër nga dikush tjetër.

Aktualisht Prokuroria ka në përgjim disa persona, kryesisht në kryeqytet, por ky informacion konsiderohet tepër sekret në këtë moment. Makina e autorëve, të cilët kryen atentatin mafioz u gjet në Sauk, në zonën e Mjull Bathores. Por të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët e kësaj zone, autorët braktisën mjetin. Pavarësisht se e kishin spërkatur me benzinë, ata nuk e dogjën, për shkak se mund të pikaseshin shpejt nga blutë.

Pista kryesore që ka grupi hetimor për vrasjen e Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes, për shkak të kaluarës së viktimës, të cilët i ishin vrarë dy vëllezër më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...