Zbulohet ADN-ja/ Vrasës me pagesë për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali

Diel, 24 February 2019 20:00

 

Thuajse një muaj më parë, një ekzekutim tronditi kryeqytetin. Ish-polici Arben Bilali u vra shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Por një muaj më pas, duket se policia ka në dorë prova tejet të rëndësishme.

Burime bëjnë me dije për Vizion Plus se nga provat që u gjetën në automjetin e vrasësve, janë përfituar profilet e ADN-së dhe gjurmë gishtash të autorëve. Ata dyshohet se janë vrasës me pagesë. Për zbardhjen e ekzekutimit mafioz mësohet gjithashtu se disa persona janë vënë në përgjim.

Të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët lidhëse me zonën e Selitës ku ndodhi ekzekutimi, autorët braktisën automjetin Mercedes Benz. Mjeti me targa të vjedhura u braktis në një kodër në Mjull Bathore.
Ndonëse e kishin spërkatur mjetin me benzinë, vrasësit nuk e dogjën për shkak se tymi do lokalizonte vendndodhjen e tyre. Hetimet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali janë fokusuar në pistën e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës. Atij i janë ekzekutuar edhe 2 vëllezërit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...