Kallëzohen në Prokurori për falsifikim Arkivi i Shtetit dhe Policia

Hënë, 25 February 2019 09:54

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallëzohet një skemë mashtrimit. Shtetasi Arben Myzeqari ka drejtuar gishtin te zyrtarët: Ardit Bido-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Kosta Bajraba-kryetar i komisionit të përhershëm ekspertëve në DPA, Xhevahir Çeloaliaj-drejtori i Institutit të Policisë Shkencore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe ekspertët Durim Çako e Vladimir Ikonomi. Po ashtu e kallëzuar është shtetasja Sara Resuli. Cila është skema e mashtrimit? Fillimisht shtetasja Resulli “i ka dhuruar” Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave një vërtetim pronësie të vitit 1921. Komisioni i përhershëm i ekspertëve (KPE), pa këqyrur elementet historike apo vlerën si dokument me vlerë historike, ka vendosur më 21.3.2017 mospranimin pa certifikim. Më pas, del rregullorja e re e DPA-së duke ndryshuar 3 VKM të mëparshme, pra VKM nr.360, datë 24.6.2018. Me vendimin nr.4, datë 6.12.2018 KPE vendos pranimin e dokumenteve sepse ishte “vërtetuar” nga Instituti i Policisë Shkencore. Nuk dihej as origjina e tyre, si dhe ishin lehtësisht të dallueshëm të ndryshëm nga të tjerët. KPE nuk bën asnjë lloj krahasimi me dokumente të ngjashme në AQSH. Dokumentet e "dhuruara" dallohen menjëherë si të falsifikuara, pasi në to gjendet një institucion i paqenë si Prefektura e Fierit, në një kohë që përbën fakt historik se deri në vitin 1944 ka qenë Nënprefektura e Fierit. Ata që kanë gatuar këtë material, nuk e kanë ditur një fakt të tillë. Mbetet të shihet si do veprojnë organet e hetimit, pasi është përfshirë edhe policia në këtë skandal të rëndë. Synimi i "dhurimit" ka qenë që dokumentet të dalin më vonë si dokument shtetëror.

Modifikuar më Hënë, 25 February 2019 18:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...