I quajti çamët kriminelë, PDIU i përgjigjet Pavlopulos: Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot

Hënë, 25 February 2019 20:31

Pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopulos se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë por që më parë I duhej të zgjidhte problemet që ka minoriteti grek në vend si dhe ka ripërsëritur deklaratat për Çështjen Çame, duke i quajtur çamët si kriminelë dhe bashkëpunëtorë të nazizmit, ka reaguar edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, PDIU I ka kujtuar Pavlopulos se ka ikur koha kur u copëtua Shqipëria dhe u masakrua Çamëria, duke shtuar se ky është shekulli I shqiptarëve dhe se Çamëria ka zot.

“Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.
Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësus i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve. Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

PDIU shton më tej se, “Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi për shtetin, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar nga e cila fillon dhe zgjidhja e çëshjtes çame, por morën vetëm vulën apostile”.

Deklarata e plotë e PDIU:

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.

Deklarata të përsëritura të një njeriu që për shkak të moshës dhe pozicionit duhet të ishte më i matur nga politika greke. Po na shfaqet së bashku me Agimin e Artë si një minishencë e qarqeve nacionaliste dhe pasardhës i Napolon Zervës. Presidenti grek qëllimisht ngatërron pjesën më të tërën dhe rolet në histori.

Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.
Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësus i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve. Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më.

Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Nuk është hera e parë që ky pinjoll dhe trashgimtar i Napolon Zervës bën deklarata të tilla, të papërgjegjshme për çështjen çame. Ai para disa kohësh bënte deklarata arrogante dhe kërcënuese për çështjen çame dhe shqiptarët, nga Paramithia. Pikërisht në vendin ku filloi Masakra e Genocidi Etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku u shfarrosën 20% e popullsisë dhe u larguan me dhunë 90% e shqiptarëve të Çamërisë nga krimineli Napolon Zerva, njeriut që Greqia i ka bërë monument në Gumenic.

Sigurisht që Presidenti Grek do të donte që të ishin shfarrosur të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Acarimi i tij është dëshmi që e vërteta djeg. Pavlopulos e di që është çëshjte kohe që e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të realizohet.

Shqiptarët e Çamërisë janë krenar që iu bashkuan me 10 mijë partizanë forca të Ellas, me batalionin “Ali Demi” në Çamëri dhe batalionin “Çamëria” në Shqipëri.
Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë.
Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.
Është çështje kohe që e drejta të triumfojë. Siç kapërdinë dhe pranuan Marrëveshjen e Prespës pas 20 vitesh, ashtu dhe herët ose vonë do të pranojnë zbatimin e vlerave europiane për liritë e të drejtat e njeriut dhe ato pronësore për shqiptarët e Çamërisë.
Gjithsesi Pavlopulos, me këtë deklaratë arogante tenton të futet e të ndikojë në politikën zgjedhore greke.
Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi për shtetin, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar nga e cila fillon dhe zgjidhja e çëshjtes çame, por morën vetëm vulën apostile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...