Shqipërinë “e braktisin” fqinjët, në janar na vizituan më pak të huaj

Tuesday, 26 February 2019 09:00

Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 janë 574.048, krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2%.

“Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520.

Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 7,5%, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1%.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar ulje me 4,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %” vlerëson INSTAT.

Shqipërinë e “braktisin fqinjët”

Në muajin janar, Shqipëria është vizituar më pak nga të huajt dhe më e thellë rënia ka qenë tek pjesa e fqinjëve.

Kështu maqedonasit kanë një rënie në janar 2019 në raport me janar 2018 me 19.1% dhe pas saj vjen Kosova me rënie 18.8% për të njëjtën periudhë. Nga Greqia, në janar 2019 kanë hyrë 2.5% më pak shtetas të huaj sesa i njëjti muaj një vit më parë, kurse nga Mali i Zi rënia ishte 7.7%.

Italia duket se është i vetmi vend nga ku hyrjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë janë me rritje konkretisht 3.1%.

Rënia vihet re kryesisht tek ata që e kanë vizituar vendin tonë për qëllime pushimesh me 10.4% më pak se një vit më parë, ndërkohë që edhe ata që kanë hyrë për arsye personale kanë pësuar rënie me 10.1%. /Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...