Fundjavën e kaluar në Teatrin Dolby, në Los Angeles, u mbajt ceremonia e 91 e çmimeve më prestigjioze të filmit, “Oscar”, ndërsa të gjithë shoun e vodhën këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare Lady Gaga dhe aktori 44-vjeçar, Bradley Cooper. Kjo dyshe e famshme e performuan këngën “Shallow” nga filmi “A Star is Born” në të cilin luajnë të dy dhe i kishin disa nominime për “Oscar”. Me performansë ata i nxitën thashethemet për aferën e dyshuar të dashurisë. Gaga më në fund e fitoi “Oscarin”, ndërsa së fundi ishte mysafire në emisionin “Jimmy Kimmel Live” dhe e zbuloi të vërtetën për marrëdhënien e saj dhe të Bradleyt.
Pasi që Kimmel e pyeti Gagan për performancën dhe marrëdhënien me aktorin e famshëm, këngëtarja i rrotulloi sytë dhe me deklaratën e saj i zhgënjeu shumë adhurues. "Para së gjithash, mediat sociale janë tualeti i internetit dhe ajo se çfarë i kanë bërë pop kulturës është vetë fundi. Njerëzit e panë dashurinë dhe gjejeni se çfarë? Ne donim ta shihnit atë. Kjo është këngë dashurie, filmi është një histori dashurie", tha ajo, duke shtuar se ishte shumë e kënaqur me mënyrën se si Cooper e bëri regjinë dhe performancën dhe filmin, shkruan KOHA Ditore.