Megjithëse në Shqipëri filitet për mundësinë e zgjidhjes së krizës politike duke ulur palët në tryezën e Presidencës, Ilir Meta vijon prej tre ditësh vizitën zyrtare në Egjipt.
Meta ka vizituar sot Kanalin e Ri të Suezit, një kanal artificial me gjatësi prej 163 kilometrash.
“I impresionuar nga vizita në Kanalin e Ri të Suezit, si dhe projekti ambicioz i ndërtimit të Zonës Ekonomike të Lirë në këtë rajon”, shkruan Meta në Tëitter teksa poston edhe disa foto.
Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detar për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Mesme.