Gazetarja i kthehet Policisë së Shtetit: Kërkoini falje publike për gazin lotësjellës qytetarëve

Premte, 01 Mars 2019 22:20

Policia e Shtetit këto dite ka pasur edhe më shumë punë kjo edhe për shkak të protestës. Atyre i është dashur të qëndrojnë në alert dhe madje të tregohen edhe të kujdesshëm. Gazetarja e kronikës Anila Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka përgëzuar rikthimin në Policinë e Shtetit të Nebi Hyskajt duke vlerësuar kështu këtë institucion për vendimin e marrë. Por më pas ajo ka shkruar për vendimin po të Policisë së Shtetit, e cila ka nxjerrë efektivët për t’ju kërkuar falje bizneseve për shqetësimin e krijuar gjatë protestave te opozitës dhe kjo është bërë nëpërmjet disa fletushkave. Ajo thotë se krerët e policisë duhet t’i kërkojnë falje publike qytetarëve dhe vetes që lëshuan gazin lotësjellës. Kujtojmë që Anila Hoxha ka qenë në terren në ditët e protestës dhe e ka prodhuar se çfarë do të thotë të djegin sytë, të merret fryma dhe bien të fikët nga gazi lotsjellës.

Postimi i plotë

Ne lajm i mire dhe nje lajm i keq …

1. Nebi Hyskaj , ish polici te cilit ne 1997 ju vrane perkrah shoket ju rikthye policise. Ju lumte!Pavaresisht voneses,faleminderit qe nuk e harruat pergjithe jeten , ne cepin e te harruarve ! Ai eshte deshmitari i gjalle qe na rrefen se polici e ka vendin dhe shtepine ne polici, krimineli e ka vendin ne burg dhe deshmoret e policise e kane vendin edhe ne ndergjegjjen tone, per tna kujtuar se kemi pergjegjesi per jeten qe ju rrembye cdonjerit …

2. Por nderkohe ne te njejten dite, police te rinj qe kane shume rruge per te bere perpara, shperndanin leter faljen e drejtorit te pergjithshem. Lutja e faljes ju drejtohet bizneseve dhe klienteve qe diten e protestes para parlamentit u sulmuan me gaz lotsjelles. Patetike ! !

Se pari drejtori i pergjithshem i policise tu kerkoje falje publike madje te veteve, policeve qe ruajne rendin dhe qetesine orar pa orar dhe pikerisht me firme te tij nuk ju paguhen oret shtese

Tju kerkoje falje dhe te ule kryet para tyre, qe u neuroparalizuan nga gazi, njesoj si cdokush qe gjendej ate dite ne proteste.

Ti kerkoje falje vetes si drejtor i pergjithshem i policise se shtetit qe para se te urdheronte bashke me te tjeret leshimin e gazit lotsjelles duhet te lexonte edhe njehere ligjin dhe rregullat . Si me poshte;

“VKM 730 date 28.05.2008 dhe nje VKM tjeter me Nr.293 date 08.04.2015 “Per miratimin e llojeve te armatimit,te lendeve neuroparalizuese dhe mjeteve te tjera te perdorimit te forces nga Policise se Shtetit”,

“Rregullorja e Funksionimit te Forcave Levizese Operacionale Nr.146 date 09.04.2013”,

“Procedura Standarde te Punes te Strukturave te Rendit dhe Sigurise Publike Nr.253 date 15.03.2017 “,“Per planifikimin e sherbimeve te policise gjate zhvillimeve te tubimeve”.

Por mbi te gjitha cdo qytetari te qete dhe paqesor qe pikerisht ligji i jep te drejten per te protestuar. Gazi lotsjelles nuk leshohet si ti teket drejtuesve te policise, ka procedura dhe duhet te ezaurohen disa etapa. Perse egziston reparti i nderhyrjes se shpejte? Perse i vendosni kordonet? Perse instalohen mjetet ujehedhese? Kur hidhet gaz lotsjelles dhe ne perpjestim me cfare veprimesh nga ana e protestuesve?

Kerkim falja duhet tu drejtohej po ashtu cdo kalimtari te rastesishem, cdo punonjesi te medias dhe cdo polici te ardhshem qe frymezohet nga heronjte e deshmoret dhe ka veshur uniformen ti sherbeje atdheut

Dhe ne fund, kur kerkohet falje kuptimi eshte se pranohet qe eshte gabuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...