Në mungesë të një vendi pune shqiptarët janë detyruar të ikin nga Shqipëria duke e braktisur vendin në një masë të madhe brenda 5 viteve të fundit. Numërohen mbi 600 mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët për azil, për një jetë më të mirë.
E në mungesë të vëmendjes shtetërore në gjetjen e një pune, ata pak të papunë që janë në Shqipëri detyrohen të kërkojnë një punë krahu. Por për Erjon Veliajn, kryetarin e ndërtuesve dhe milionerave në Bashkinë e Tiranës, as ata të papunë të varfër që gjejnë mundësinë të nxjerrin bukën e gojës, duken të tepërt në këtë qytet.
Siç e tgregon kjo foto, por edhe dëshmitë e qytetarëve të rastit, me urdhër të Erion Veliajt policia Bashkiake largon me forcë punëtorët e varfër që kanë dalë për të gjetur edhe sot një kafshatë bukë për fëmijët e tyre.
Foto u shkrep mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”. Denoncuesi tregon edhe lutjen e punëtorëve drejtuar policëve bashkiakë. “Duam të çojmë bukë fëmijëve në darkë, ti a u çon fëmijëve të tu?” shprehej njëri prej punëtorëve të larguar.
Por as kjo nevojë rrëqethëse nuk i bën përshtypje Erion Veliajt, kryetarit të ndërtuesve dhe milionerëve të Tiranës.