"Do të jem garant i balancës"! Fjalimi i Bujar Spahiut pas zgjedhjes në krye të KMSH

Saturday, 02 Mars 2019 14:06

"Do të jem garant i balancës. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutjuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH në drejtimin tim do ruajë traditën e paraardhësve".

Këto ishin fjalitë e para të Bujar Spahiut gjatë fjalimit të mbajtur pas zgjedhjes në krye të KMSH me 2/3 të votave të Këshillit të Përgjithshëm.

Spahiu mori 59 vota duke siguruar fitoren që në raundin e parë kundrejt 26 votave të Ylli Gurrës dhe 2 votave të Gramoz Bllikut.

FJALIMI I PLOTË
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Ju, sot më keni nderuar, por njëkohësisht më keni vënë përpara një vështirësie të madhe. Unë i lutem Zotit të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë. Të nderuar anëtarë, ju lutem shumë edhe juve, lutuni për mua, lutjuni Zotit që të ma bëjë më të lëhtë këtë barrë.

Të nderuar përfaqësues të Komiteti Shtetëror të Kulteve ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë proces! Unë siguroj shtetin shqiptar nëpërmjet jush se, do të shërbej në këtë detyrë me përkushtimin e një njëriu të bindur ndaj Zotit dhe do të bëj përpjekjet e mia maksimale të jem një shqiptar i mirë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve të mi të nderuar. Do të jetë puna ime parësore ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Të nderuar përfaqësues dhe partnerë ndërkombëtar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë kontribues i paqes, harmonisë dhe dialogut në vend. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi, Ne si myslimanë jemi përgjegjës përpara Zotit për përhapjen e paqes dhe dashurisë jo vetëm midis besimtarëve tanë, por për përçimin e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore.

Të dashur besmitarë dhe besmitare mysliman të Shqipërisë, unë nga sot, nuk do ta ndiej veten si kryetari juaj, por do të jem, me ndihmën e Zotit, shërbëtori besnik i Kuranit Fisnik, dhe traditës profetike. Na takon më shumë neve, sëbashku, t’i përkushtohemi punës, të cilën na urdhëron Allahu XH.SH në Kuranin Fisnik për të çuar në zemrën e çdo njeriu mesazhin paqësor të islamit. Na takon më shumë ne që t’i dedikohemi detyrës së madhe që kemi përpara.

Feja jonë është feja e paqes dhe shpresës! Vendi ynë ka nevojë për më shumë paqe dhe shpresë, Ne, me ndihmën e Zotit, do të punojmë për t’i dhënë rinisë, të varfërve, jetimëve, të moshuarve… më shumë paqe dhe shpresë.

Të dashur besmitar dhe qytetarë të vendit tim, të përpiqemi që secili prej nesh, të vendosë një balancë midis kësaj bote dhe Ahiretit (botës së përtejme).

Të balancojmë vrapin drejt kapitalit financiar në kurriz të kapitalit moral.

Të bëhemi më humanë, të rendim vetëm pas hallallit. Të ndajmë nga pasuria jonë për të varfërit, jetimët, të moshuarit, të sëmurët.

Të ruajmë dhe të forcojmë familjen, familja është vlera e shoqërisë tonë, familja është traditë profetike, ta ruajmë atë.

Vëllezër dhe motra besimtarë t’i lutemi Zotit të na forcojë besimin. Besimi në Zot është i vetmi besim që nuk zhgënjen!

Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve!

Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

O Allah, vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë ,Na udhëzo në rrugën e drejtë, na udhëzo në rrugën e atyre të cilët I ke begatuar me besimin dhe adhurimin vetëm ndaj Teje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...