Bashkia e Bulqizës nuk ka fonde për të përfunduar ujësjellësin e Gjoricës.
Ky ka qenë shpjegimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Melaim Damzi pas protestës së zhvilluar nga banorët e kësaj zone, të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej disa vitesh.
Melaim Damzi: "Ne si bashki kemi bërë të mundur intestimin për realzimin e projektit të ujësjellësit për shpërndarjen e ujit në shtëpitë e banorëve, projekt që shkon gati 184 milionë lekë të reja dhe bashkia e Bulqizës e ka të pamundur të investojë me këtë lloj vlere, me buxhetet dhe fondet që ka."
Një problematikë të tillë e pranoi edhe Prefekti.
Nexhbedin Shehu: "Është përfunduar faza e parë e ujësjellësit dhe ka mbetur faza e dytë. Banorët kanë të drejtë sepse duhet të informohen kur përfundon ujësjellësi."
Dhjetra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm dhe bllokuar për rreth një orë rrugën nacionale në Bulqizë, madje kanë pranuar se nuk do lejojnë që asnjë kandidat të bëjë fushatë në zonë e tyre.