Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.
Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre.
Një nga banorët tha se Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re.
Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuaan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.
Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës.
Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.
Provokimet, tha ai, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët.
Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që ti tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve.
Rama duhet ti hapë rrugën zgjidhjes politike, theksoi Balliu.
Është e habitshme që Rama dhe ministrja e tij nuk dalin për të deklaruar se ky projekt korruptiv është i anulluar.