Bashkëshortja e Saimir Tahirit, babai i tij dhe Moisi Habilaj, kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë dhe janë rikthyer po së bashku pas dy ditësh.
Ka prova dhe fakte shkresore që provojnë atë çka ministri me paë kishte mohuar. Me 8 korrik 2014, Bashkim Tahiri, Fatlinda Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar nga Rinasi drejt Romës dhe janë kthyer me datë 10 korrik po të tre së bashku.
Madje biletat dhe lista e udhëtarëve të kompanisë së fluturimeve konfirmon faktin se të tre udhëtaret ndodheshin në ndenjëset 32 A, 32 B, dhe 32 C. Por ajo që Prokuroria ka në dosje, ka të bëjë me faktin se të afërmit e ish-ministrit nuk janë të regjistruar në sistemin TIMS, por thjeshtë janë vulosur pasaportat si në Rinas dhe në anën italiane.
Faktet janë zbuluar pasi akuza ka sekuestruar edhe pasaportat edhe librat e duhur të udhëtimeve, duke konfirmuar faktet që më pareë kundërshtoheshin nga i akuzuari. Prokuroia ka prova dhe fakte, të cilat nuk i ka bërë prezent ende, për Sajmir Tahirin, tashmë zyrtarisht i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Hetuesit pohojnë se ka së paku 8 letërporosi të ardhura nga Mali i Zi si dhe një numër të konsiderueshëm faktesh që provojnë lidhjet Habilaj-Tahiri dhe shërbejnë për të provuar akuzën e ngritur.
Saimir Tahiri është i bashkëakuzuar në këtë çështje me ish-vartësit e tij, drejtues policie, Jaeld Cela, Gjergj Kohilas dhe Sokol Bode. Ndonëse akuza që rëndon ndaj Tahirit, është e rëndë dhe parashikon një dënim nga 10 në 20 vite burg, i akuzuari gjendet pa masë sigurie, duke qenë rasti unik në historikun 30 vjeçar të drejtësisë. /Shijaktv/