Artistet e Teatrit Kombëtar punojnë në kushte mbijetese. Edhe pse angazhohen për të realizuar role të vështira shpërblimi i tyre mbetet ai shpirtëror që jepet nga shikuesit, ndërsa paga mbetet në nivele të ulëta.
Aktori Neritan Liçaj thotë se artistët janë të ndarë në 3 kategori përsa i përket pagesës, por që sipas tij kategorizimi i bërë është mbi baza politike.
Licaj: Pagesa në Teatrin Kombëtar është në bazë të kategorisë.
Eliminimi i dietave dhe shpërblimeve për shfaqjet në shtete të tjera apo për rikthimin në skenë të së njëjtës vepër kthehet në një tjetër barrë.
Licaj: Na janë hequr krejt shpërblimet nga qeveria edhe dietat. Në shkojmë për punë të shtetit jashtë dhe nuk kemi dieta.
Komuniteti i artisteve duket se është ne kolaps nga këto diferencime.
Licaj: E kanë katandisur artistin për çapën e bukës.