Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar rastet e shkeljes së rregullores në kampionatin tonë, shkruan Syri.net.
Për dhunën ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, Disiplina ka përjashtuar skuadrën e Kamzës nga kampionati. Presidenti i saj, Naim Qarri, pezullohet me 36 muaj. Klubi kamzali gjobitet me 1 milion lekë.