Epopeja e familjes shqiptare!

E mërkurë, 06 Mars 2019 19:08

Nga Rexhep Shahu 

Prekazi të mëson si vdiset për atdhe dhe se nuk duhet me u tutë, duhet me i dalë zot fëmijës, vëllait, kojshisë, atdheut dhe mos me u fshehë. Mund të fshihesh, mund të justifikohesh se nuk isha këtu a atje me i dalë zot kojshisë, por nuk i fshihesh atdheut, nuk i fshihesh dot historisë... nuk i fshihesh asaj këngës, nëse s’vdes sot për kojshi, tibe n’zotin s’vdes për ty... Lexoj shkrime e komente të neveritshme për Adem Jasharin nga njerëz që hiqen si miq e shokë të tij të idealit por që nuk iu gjenden pranë kurrë, e lëpijnë për me marrë yndyrë prej trimërisë së tij, e tallin, e fryjnë, e bëjnë hero prej letre. Edhe kur e nxjerrin në fotomontazhe, ia vënë në duar a krahëqafë mitralozin më të madh se sa është vetë Ademi, i varin në qafë aq shumë fishekë sa duhet një kamion me i mbajtë... E bëjnë Skënderbe, e bëjnë Ismail Qemal, e bëjnë komandant legjendar, e pështyjnë, fyejnë e tallin pafund, duan ta bëjnë si veten e tyre që mashtrojnë se kanë luftuar e sikur kanë bërë namin, ndërkohë kanë bërë një vrimë në ujë, nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, kanë marrë të ardhura e benefice pafund, kanë shaluar lavdinë e rreme, bëjnë terror politik ndaj njerzve të thjeshtë dhe i imponohen historisë e cila nuk i përfill, nuk ua shkruan emrin askund . Lavdia e Adem Jasharit është vetem e Adem Jasharit jo e UÇK. Nuk është Epopeja e UÇK, është Epopeja e Familjes Jashari, e familjes shqiptare dhe nuk bën më të quhet epopeja e UÇK. Nuk bën sepse deri ato ditë UÇK ka qenë dëshirë, nuk u pa UÇK dhe nuk u gjend askund UÇK te familja Jashari për ndihmë, për ta ndihmue komandantin, meqenëse e quajnë tani komandant. Pra s'ka pasë ushtri e as komandant ushtrie dhe duke thënë ju se Ademi ishte komandant, po thoni se komandantin e ka tradhëtue dhe nuk e ka ndihmue ushtria e tij. A kështu...?? A jeni normal, po pyes tash që komandantat kanë nisë me kallxue për laraskat. E se ndonjë ditë kanë me kallxue se çfarë u tha me nënçmim e përbuzje te Rogneri në Tiranë, te salloni i hotelit, në dalje, kur erdhi lajmi se u vra Adem Jashari ... Adem Jashari ka qenë bir i Kosovës dhe jo ushtar i asnjë partie. Ka qenë i LDK aq sa ka qenë i tillë çdo shqiptar i Kosovës. Ai ka qenë ushtar i Kosovës. Ai me sjelljet e veprimet e veta e ka pranuar se ka patur përkrahje e nevojë për institucionet e Kosovës, ashtu siç ata ishin, është mbështetë tek ato institucione, tek Ibrahim Rugova si udhëheqës i Kosovës dhe këtë e ka bërë legalisht pa i marrë leje asnjë çapaçuli, asnjë spiuni sepse Adem Jashari ka qenë sovran dhe ka pyetur veç veten e jo Serbinë. Çdo tentativë për ta vënë përballë Rugovës, duke dfashtë me përçmue Rugovën, përveçse ligësi kapterrash e hajduta konservash, ëshët fyerje për Ademin, ai nuk ka konkuruar në histori si udhëheqës i Kosovës, por si ushtar i lirisë së saj. Çdo tentativë spekullante për ta mbiçmuar Adem Jasharin, për të tentuar për ta quajtur burrë shteti, është ta rivrasësh sot e kësaj dite. E dinë shumë njerez se një grup krerësh kryesorë të të ashtuquajturit krah i luftës janë gëzuar dhe e kanë demonstruar kënaqësinë edhe me zgërdhirje e fjalë përçmuese ndaj Ademit kur e morën vesh te Rogneri në Tiranë se është vra Adem Jashari. Adem Jashari është heroi shqiptar që sakrifikon veten për idealin, që bëhet shembull, që beson se "po nuk vdiqa për kojshi... tibe n'zotin nuk vdes për ty...". Ani se për Ademin nuk vdiq asnjë ushtar UÇK, asnjë kojshi, asnjë nga Shqipëria, asnjë kapterr Shqipërie që shitet për gjeneral e kumandar në Kosovë, aq sa shitet për kalë me shalë gomari gërdallë. Adem Jashari nuk vdes si ushtar UÇK, nuk vdes si komandant, nuk vdes si politikan, nuk vdes si udhëheqës, nuk vdes si burrë shteti, nuk vdes si legjendar, ai vdes si shqiptar, ai behet frymëzim si shqiptar si hero shqiptar, si ushtar i lirisë së shqiptarëve. Nëse ka pasë UÇK aty pranë apo rrotull, ajo del se e ka tradhëtue Adem Jasharin sepse as nuk u plagos as nuk u vra as nuk vdiq asnjë ushtar UÇK-je pos familjarëve të Adem Jasharit por si shqiptarë e jo si ushtarë UÇK-je. Nuk u shkreh asnjë plumb nga trimat e UÇK. Nuk iu gjend pranë askush, nuk i erdhi në ndihmë askush. Adem Jashari është vetëm Adem Jashari, i del e tepron vetja e tij, nuk ka nevojë të jetë Skënderbe as Ismail Qemal, ka jetuar në kohë historike, para 20- vitesh ka qenë mes nesh, nuk është as komandant UÇK as legjendar as nuk ka qenë asnjëherë. Ata që mashtrojnë për Adem Jasharin dhe për UÇK-në, që duan t’i bëjnë të mistershëm, që duan t’i mbështjellin me fshehtësi, kanë hall të na ushqejnë me mashtrime dhe të shesin veten e tyre si trima si ushtarë UÇK që kanë bërë namin duke u fshehur në fakt, duke u fshehur skutave, duke luftuar klubeve krah për krah me mua në Tropojë, Has, Kukës, Tiranë, Durrës, Zyrih, Shtutgard, Bernë etj etj. Mashtrimet nuk i duron gjatë historia. Mashtruesit kujtojnë se kanë shaluar historinë, por ajo i hedh prej shale. Mashtrojnë sikur kanë luftuar në luftra të ndryshme individë që ndonjëherë në të rrallë, gjatë gati dy vjetëve, të shoqëruar e mbrojtur si veshka mes dhjamit, kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe mund të kenë marrë pjesë në ndonjë pritë rasti e çasti, në ndonjë betejë çasti që e shpallin luftë dhe epope, por nuk kemi heroj nga Shqiperia që kanë qëndruar gjithë kohën në Kosovë në luftë sepse jo gjithë kohën ka pasë luftë në Kosovë. Deshmitarë për këtë janë dy milionë njerëz, ndërsa mashtrues lufte janë një grusht trimash e kumandarësh që ngrenë mullarë mashtrimi. (Ne krahun tim te djathte Adem Jashari i ri, djali i Lulzim Jasharit, para meje Zahide Jashari, vajza e Murat Jasharit, ne te majten time Hamz Jashari i ri dhe Feride Jashari, te dy femijet e Bekim Jasharit)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...